Connect with us

Bundesliga

Forsberg pezullohet 3 ndeshje pas ndërhyrjes brutale ndaj Lahm

Sulmuesi i RB Leipzig Emil Forsberg është dënuar me tre ndeshje nga Federata Gjermane e Futbollit. Pasi RB Leipzig ka pranuar dënimin, ekipi duhet të heqë dorë nga shërbimet e Forsberg në tre ndeshjet e para të vitit të ri në Bundesliga.

Sulmuesi i RB Leipzig Emil Forsberg është dënuar me tre ndeshje nga Federata Gjermane e Futbollit. Pasi RB Leipzig ka pranuar dënimin, ekipi duhet të heqë dorë nga shërbimet e Forsberg në tre ndeshjet e para të vitit të ri në Bundesliga. Suedezi 25 vjeçar do të mungojë në dy ndeshjet brenda kudër Eintrach Frankfurt dhe 1899 Hoffenheim si dhe në ndeshjen jashtë fushe kundër Borussia Dortmund. Kështu që Forsberg do të kthehet në ndeshjen kundër Hamburger SV.

Image result for forsberg lahm

Forsberg pa karton të kuq në mbrëmjen e mesjavës në Bundesliga në ndeshjen kundër Bayern Munich pas faullit brutal naj Phillipp Lahm. Sulmuesi i ekipit që ndodhet në vend të dytë të renditjes  i kërkoi falje kapitenit të Bayer pas ndërhyrjes. “I thashë se nuk e bëra me qëllim. Jam i lumtur që Phillipp është OK,” shprehet lojtari i qetësuar pas ndeshjes. “Është mëkat që do të luajmë pa të në janar,” është shprehur drejtori sportiv Ralf Rangnick.

 

[interaction id=”585c2e1e804953407ce1a1fc”]

Më shumë nga Bundesliga