Champions League

FOTO / Çmenduria e tifozit rrezikon Celtic, tentoi të godasë Mbappe

Celtic mund të përballet me sanksione të ashpra të UEFA-s, pasi një tifoz depërtoi në fushë dhe tentoi të godasë yllin e PSG, Kylian Mbappe. Incidenti ndodhi vetëm pak minuta para pushimit të pjesës së parë, në përballjen e Champions League, në Parkhead këtë të martë. Gjigantët francezë kishin marrë kryesimin e ndeshjes dhe po dominonin fushën e vendasve. Sapo kishin shënuar golin e tretë, me anë të Edinson Cavani, nga pika e bardhë e penalltisë, kur një tifoz, arriti të kalojë gardhin e sigurisë dhe madje të depërtojë përtej murit të stjuartëve, për të pushtuar fushën, vetëm 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë.

The supporter burst onto the field just moments before the break and headed straight for the striker

“Një tifoz depërton në fushë dhe synon të godasë yllin e PSG, Kylian Mbappe. Ultrasi izolohet dhe largohet përpara se të bënte ndonjë dëm, por Celtic, që tashmë janë dënuar disa herë me gjoba nga UEFA, mund të futen në telashe të mëdha”, citon një postim nga BBC Sport, në koment direkt. Në diskutimin e incidentit gjatë pushimit të pjesës së parë, në analizën e gazetarit të “BT Sport”me legjendën Henrik Larsson dhe John Hartson, deklaruan: “Deri tani nuk ka qenë një mbrëmje e mirë për Celtic, ndërkohë që një tifoz hyri në fushë për tu përballur me Mbappe. Mund t’ju them se të gjithë tifozët e tjerë po turfullonin, të tërbuar me atë që depërtoi në fushë”.

The supporter is chased by a steward after invading the pitch

Më shumë nga Champions League