• Foto-fakt/ De Biasi te Sampdoria, vizitë surprizë

    Publikuar: 10 Jan 5:24

    Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka surprizuar sot skuadrën e Sampdorias. Tekniku italin i kombëtares shqiptare ka asistuar i interesuar në seancën stërvitore të aplikuar nga homologu i tij, Marco Giampaolo dhe pjesa tjetër e stafit të Sampdorias në fushën e kompleksit “Mugnaini”. Lajmi për vizitën surprizë të De Biasit është publikuar nga zyrtarët e klubit gjenovez, teksa kreu i pankinës kuqezi është i ftuar special i Sampdorias edhe nesër në Bogliasco, në kuadër të dy seancave stërvitore, sikurse dhe të enjten.

    Carlo Osti, drejtori sportiv i Sampdorias shoqëron De Biasin në vizitën e tij.

    Trajneri i kuqezinjve së fundmi u bë protagonist për votimin e tij në kuadër të ndarjes së çmimeve të “FIFA-s”, tashmë të ndara nga çmimet e “France Football”. Në votimin e më të merit, De Biasi u tregua paksa lokalist me votën e tij, sepse ka nominuar për në podium italianin Giggi Bufon. Në vend të dytë kishte caktuar Cristiano Ronaldon dhe të tretin Lionel Messin. Në fakt, portieri i Juventusit dhe Italisë nuk figuronte në treshen finaliste të këtij çmimi. Italianët, gjithsesi, janë përfaqësuar me trajnerin më të mirë për vitin 2016, teksa Claudio Raineri triumfoi ndaj Zidane dhe Santos, falë mrekullisë që bëri me Leicester City, në Premier League.

    Bogliasco (Genova), 10/01/2017Sampdoria/De Biasi - Visita Bogliasco Luca Cigarini-Gianni De Biasi (c.t. Albania)
    Luca Cigarini, i ashtëquajturi “Profesori” takohet me De Biasin.

    Lexo postimet e tjera