Futboll

Foto: Më në fund një lajm i mirë për Abazajn, kryqëzoni gishtat!

Karriera e Kristal Abazajt nuk ka shkuar mirë pas largimit nga skuadra e Luftëtarit. I riu la kampionatin shqiptar dhe firmosi për Anderlecht-in. Një hap gjigant dhe diferenca të frikshme në nivel me kampionatin shqiptar. 22-vjeçari u ndjek pas dhe nga fati i keq, pasi përveç faktit që duhej të përballej me një konkurrencë të ashpër në ekip dhe stërvitje të forta, u dëmtua.

Problemet fizike nuk po e lënë të tregojë veten. Dëmtime që erdhën në kohën më të keqe për tropojanin, pasi e lanë mbrapa grupit. Ende asnjë minutë në fushën e lojës për shqiptarin që u grumbullua vetëm në një ndeshje në stol, por aq. Mungesa e thirrjes nga kombëtarja shqiptare ishte një tjetër goditje për 22-vjeçarin. Megjithatë, Abazaj ka besim në vete dhe këtë e ka shprehur në të gjitha intervistat që ka dhënë.

Në një mori situatash të këqija, më në fund ka ardhur një lajm i mirë nga lojtari. Ai është rikthyer në stërvitje me ekipin dhe duket se e ka lënë pas dëmtimin që kishte. Abazaj tashmë do të luftojë fort që të bindë drejtuesit belg që nuk i kanë paguar kot paratë për të, por dhe trajnerin që t’i japë minuta. Kryqëzoni gishtat, mbase është momenti i shqiptarit!

Postimi i Abazajt ku shpreh lumturinë që është rikthyer në fushën e blertë

Më shumë nga Futboll