RUSI 2018

Fotografia: Hazard kishte parashikuar gjithçka shumë kohë më parë

Eden Hazard ka vënë bast mbi veten dhe mbi “Djajtë e Kuq”. Dhe e ka bërë këtë shumë kohë më përpara, pak ditë para se të fillonte Botërori. Ka qenë një parashikim i vërtetë, që numri 10 i Chelsea e ka postuar në profilin e tij në Instagram. Bëhet fjalë për një lojë, një aplikacion, nëpërmjet të cilit mund të parashikoje ecurinë e Kupës së Botës.

Hazard ka parashikuar arritjen e kombëtares së tij në gjysmëfinale, por nuk është mjaftuar me kaq. Mjafton të shikosh tabelën: ai ka gjetur ecurinë e Portugalisë dhe Uruguait, ashtu si atë të Francës. Sigurisht, ka disa gabime. Si besimi i tepruar tek Argjentina. Dhe, po t’i hedhësh një sy rezultateve, Hazard ka pretenduar shumë edhe nga Nigeria, Polonia dhe Gjermania.

Por ka nënvlerësuar Kroacinë, e parashikuar jashtë Botërorit pas 1/8-ve. Ndërsa i ka rënë në kokë ecurisë së Brazilit, që është eliminuar nga Belgjika e tij. Gjithashtu, ai ka parashikuar se do të përballej në gjysmëfinale me Francën.

Çfarë do të ndodhë në vazhdim? Sipas Hazard, Belgjika do të shpallet kampione e botës pasi të eliminojë Francën dhe të mundë Anglinë në finale. Fantazisti, natyrisht, i njeh më mirë se kushdo cilësitë e “Tre Luanëve”. Edhe pse ka mbivlerësuar ecurinë e Argjentinës dhe Gjermanisë, ka parashikuar arritjen në finale të anglezëve.

Nëse gjërat do të shkojnë siç i ka menduar ylli i Chelsea, finalja e Botërorit do të jetë një finale e dy “kombëtareve” të Premier League. Të gjithë lojtarët e Southgate, në fakt, luajnë në kampionatin anglez, ashtu si Eden Hazard, Kevin de Bruyne, Moussa Dembele, Marouane Fellaini, Toby Alderëeireld, Jan Vertonghen, Batyshuayi, Vincent Kompany, Thibau Courtois, Romelu Lukaku dhe Simon Mignolet.

Më shumë nga RUSI 2018