Connect with us

Futboll

Fotoja e Lavezzi-t që skandalizoi Kinën, kërkohet përjashtimi

Një foto e Ezequiel Lavezzi-t që qarkullon në internet ka skandalizuar futbollin kinez. Sipas “Football Leaks” 32-vjeçari argjentinas është lojtari më i mirëpaguar në botë me një pagë prej 943.555 euro në javë, që janë 50 milionë euro në vit. Ish-lojtari i PSG-së ka gjetur megjithatë një mënyrë të bjerë në sy për keq në Kinë, dhe këtë e ka bërë duke imituar pamjen e një kinezi. Lavezzi ka postuar një foto ku shfaqet duke tërhequr sytë me gishta dhe duke qeshur, ndërsa mban veshur kostumin e klubit të tij aktual Hebei China Fortune.

Fotoja që është përdorur edhe si material promovues i klubit në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagime të ashpra. Janë të shumtë tifozët kinezë që kanë kërkuar përjashtimin e lojtarit e madje kanë bërë thirrje për protesta përpara zyrave të Shoqatës Kineze të Futbollit.

La quenelle de Nicolas Anelka (g) avec son équipe de West Bromwich Albion contre West Ham en Championnat d'Angleterre le 28 décembre 2013 à Upton Park

Disa prej tifozëve e kanë krahasuar veprimin e Lavezzi-t me të famshmin “gjest antisemit” të Nicolas Anelka. Në dhjetor të 2013-ës asokohe sulmuesi i ekipit West Bromwich Albion, Anelka e bëri këtë gjest në ndeshjen kundër West Ham United në Premier League. Ndërkohë janë dërguar gjithashtu ankesa për “racizëm” në FIFA për Lavezzi-n.

Më shumë nga Futboll