Bundesliga

Fotot nxisin shumë dyshime, a është shëruar vërtet Götze?

Fotot nxisin shumë dyshime, a është shëruar vërtet Götze?

Mario Götze ka rifituar besimin e tifozëve për rikthimin e tij në formën e mëparshme, por duket e vështirë që kjo të ndodhë. Më saktë, që të ketë ndodhur. Mesfushori i Dortmundit në janar la përkohësisht futbollin për t’u rikuperuar nga problemet metabolike, diçka e rrallë, e cila u zbulua relativisht vonë në trupin e tij.

25-vjeçari, i cili në vitin 2014 i dha Gjermanisë trofeun e Kupës së Botës në Brazil me golin që shënoi në finale, ka rreth një muaj që luan dhe në medien gjermane është shkruar se i ka kaluar problemet shëndetësore. Edhe trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, tha fjalët më të mira për ecurinë e tij së fundmi.

A është kjo e vërtetë? Duket se jo! Fotot më të fundit të mesfushorit e “tradhtojnë” atë që pasqyrojnë gazetarët. Götze ka pushuar me të dashurën e tij, Ann-Kathrin Brömmel, në Majorka, dhe duket qartë se është ende mbipeshë. Me siguri, trekuartisti gjerman duhet të bëjë diçka më shumë.

Më shumë nga Bundesliga