Futboll

Franca, Deschamp: Nuk flas më për Benzema!

Franca, Deschamp: Nuk flas më për Benzema!

Didier Deschamps po mërzitet me pyetjet në lidhje me të ardhmen e Karim Benzema te Franca dhe ka refuzuar t’i përgjigjet deklaratave se sulmuesi nuk do të grumbullohet më kurrë me “gjelat”, për sa kohë trajneri nuk ndryshohet. Sulmuesi i Real Madrid nuk është grumbulluar np kombëtare që nga vitit 2015 si pasojë e përfshirjes së tij në një shantazh ndaj shokut të ekipit Mathieu Valbuena. Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim në lidhje me këtë çështje dhe pasi u la jashtë nga Euro 2016, duket se Benzema nuk do të luajë aq në Kupën e Botës 2018.

Image result for benzema france

Duke folur në konferencën për shtyp përpara miqësores kundër Gjermanisë, Deschamps tha: “E keni planifikuar që të flisni për Benzema në çdo konferencë para ndeshjeve? Lajmi që ju duhet të bëni ishte ndeshja kundër Uellsit dhe tani kundër Gjermanisë, një ndeshje prestigji. Hapni çdo debat që të doni, por unë mendoj se kam grumbulluar futbollistët e duhur dhe kam besim total te ata. Respektoni zgjedhjet e mua. Kjo është pjesë e punës time, por mua është e mërzitshme të dëgjoj shpesh herë të njëjtën pyetje, por tani kam vendosur mos përgjigjem çdo ditë përse Benzema nuk është në kombëtare.”

Më shumë nga Futboll