RUSI 2018

Kjo është skuadra që Zidane do të drejtojë pas dy vitesh

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet, u përpoq sot për të hedhur poshtë të gjitha spekulimet në lidhje me një nënshkrim hipotetik të Zinedine Zidane si trajner i “gjelave”. Ai insistoi se Didier Deschamps do të mbetet në atë pozitë deri në fund të kontratës së tij, në vitin 2020 .

“Didier Deschamps është nën kontratë deri në vitin 2020. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen. Ai do të vazhdojë drejtimin e Francës deri në vitin 2020”, – tha Le Graet në një intervistë me stacionin radio-televiziv “RMC” dhe “BFMTV”.

I pyetur për mundësinë e zëvendësimit të Deschamps me Zidane, presidenti bëri thirrje për dhënien fund të polemikave, duke garantuar se nuk e ka takuar, as ka folur në telefon me Zidane, që kur ai njoftoi se ishte duke e lënë stolin e Real Madridit.

Le Graet shtoi se kishte mbetur i habitur për t’i lënë Merenguesit, por pastaj konsideroi se “Zizou” ka bërë mirë deri më tani, por nuk kishte çfarë të arrinte më, si fitore të reja. Presidenti i FFF tha se katër, apo pesë vite më parë nuk do të kishte imagjinuar se Zidane mund t’i fitonte të gjithë ato tituj dhe në veçanti tre titujt e Ligës së Kampionëve: “Ka një respekt të thellë për atë që ai ka bërë, sepse ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm”.

Sa për mundësinë që Zidane të marrë frenat e ekipit kombëtar francez në vitin 2020, pasi kontrata aktuale e Deschamps të skadojë, Le Great u përgjigj me një “do të shohim”, duke mos qenë i sigurtë nëse ai nuk do të nënshkruajë më përpara me ndonjë klub tjetër.

Më shumë nga RUSI 2018