RUSI 2018

Franca konfirmon Deschamps dhe largon “fantazmën” e Zidane…

Zinedine Zidane nuk do të bëhet trajner i Francës për sa kohë Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të përfaqësueses dhe kjo kohë do të vazhdojë deri në vitin 2020, atëherë kur mbyllet kontrata me trajnerin aktuale.

Spekullime të shumta se Zidane mund të marrë drejtimin e Francës pas Kupës së Botës 2018, pasi u largua nga Real Madrid pas tre Champions League të fituara radhazi, por shefi i Federatës Franceze të futbollit, Noel La Graet hodhi poshtë gjithçka: “Deschamps ka një kontratë me ne deri në vitin 2020 dhe do të qëndrojë në krye të Francës deri në përfundim të Euro 2020. Besojmë se ai mund të fitojë Botërorin. Ky është fundi i çdo diskutimi.”

Deschamps dhe Zidane kanë qenë shokë skuadre në vitin 1998 kur Franca fitoi Kupën e Botës si vend pritës.

Më shumë nga RUSI 2018