Futboll

Frika e Spalletti-t nga dënimi: “Krijohet precedent i vështirë…”

I pafuqishëm është shfaqur trajneri i Inter, Luciano Spalletti, përballë vendimit për pezullimin e tij për shkak të festimit në formë proteste në fitoren minimale të Inter, 0-1 ndaj Sampdorias në Genoa, në një takim ku zikaltërve iu anuluan dy gola nga VAR. I detyruar të largohet nga pankina në momentet e fundit të sfidës, Spalletti ka mësuar sot dënimin me një javë pezullim, pikërisht në prag të sfidës së Inter ndaj Fiorentinës.

Një dënim, në vendimin për të cilin shkruhej: “Sjellje provokative”. Ndërkohë që klubi zikaltër ka njoftuar se do të apelojë me urgjencë vendimin për pezullimin e trajnerit, vetë Spalletti teksa hap krahët si i dorëzuar deklaroi:  “Jam vetëm i keqardhur. Unë ndonjëherë arrij të qëndroj i heshtur, herë të tjera shkoj përtej të lejuarës. Në këtë ras këtu them vetëm se krijohet një precedent i vështirë për tu administruar në të ardhmen”.

Më shumë nga Futboll