Futboll

“Frikë” për trajnerin Marcelinho, aksident rrugor pas humbjes në derbi…

“Frikë” për trajnerin Marcelinho, aksident rrugor pas humbjes në derbi…

Eshtë me të vërtetë një moment “jo” për Marcelino, trajneri i Valencia, që të shtunën ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Gjatë rikthimit në vendlindje për të kaluar Krishtlindjet me familjen, trajneri spanjoll ka rënë viktimë e një aksidenti me makinë, për fat pa pasoja serioze. Ashtu si bën të ditur klubi andaluzian vetura e trajnerit është përplasur me një derr të egër gjatë udhëtimit për në shtëpi. I transportuar në spital, Marcelinho u mjekua dhe më pas doli prej andej.

Valencia u mposht 0-1 në shtëpi, në derbin ndaj Villarreal, megjithatë është ende në vendin e tretë të La Liga, dy pikë prapa Atletico së vendit të dytë dhe tre pikë mbi Real Madrid të vendit të katërt

Në komunikatën e klubit të Valencia lexohej: “Sot në mëngjes Marcelino Garcia Toral ka pasur një aksident rrugor teksa po shkonte në Asturie për të kaluar pushimet me familjen e tij. Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 125-të të rrugës nga Logroño në Bilbao, pasi një derr i egër kaloi rrugën papritmas dhe u përplas me veturën. Trajneri u mjekua në spital dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij të fëmijërisë, ku ndodhet edhe aktualisht.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll