Çiklizëm

Froome debuton në Spanjë edhe pse nën akuzë për përdorim dopingu

Çiklisti britanik Chris Froome do të nisë sezonin 2018 duke debutuar në turneun e Ruta Del Sol, turne që nisë më 14 shkurt. Lajmin e ka konfirmuar skuadra e SKY. Një vendim disi i papritur për t’u rikthyer në aktivitet, pasi ende nuk është konfirmuar nëse do të pezullohet apo jo nga garat pas pozitivitetit në Vueltën e Spanjës.

Turneu Ruta Del Sol do të zhvillohet më datat 14-18 shkurt në Spanjë, turne të cilin Froome e ka fituar në vitin 2015. “E kuptoj që kjo situatë e krijuar është disi e çuditshme, shumë gjëra janë ende në dyshim, por jam i bindur se do të luftojmë deri në fund për të zbardhur çështjen në lidhje me dopingun”, tha Froome.

Froome duhet të paraqitet pranë Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit për të shpjeguar pozitivitetin me substancën “salbutamol” në Vueltën e Spanjës, me një nivel shumë më të lartë se sa norma e lejuar. Nëse britaniku shpallet fajtor, do të humbiste trofeun e fituar vjet në Vuelta dhe do të pezullohet për një kohë të gjatë nga garat.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Çiklizëm