Çiklizëm

Froome justifikohet për dopingun, rrezikon 1 vit pezullim dhe humbjen e titullit në Vuelta

Chris Froome nuk i pranon akuzat për përdorim dopingu dhe ka vendosur të mbrohet. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen përmes mesazheve që më keni çuar. Të gjithë e dinë që unë vuaj nga asma, përdor mjekime brenda rregullave. ka qenë mjeku ai që më ka këshilluar të përdor “salbutamol”, por gjithnjë brenda limiteve të lejuara. Unë jam gati të bashkëpunoj me këdo që kjo çështje të zbardhet dhe do t’i shkoj deri në fund”, ka deklaruar përmes një komunikate në faqen e tij zyrtare në “Twitter” çiklisti britanik, që garon me skuadrën SKY.

Çiklisti britanik Chris Froome ne Vuelten e Spanjes 2017

Ndërsa skuadra britanike, ka komentuar kështu: “Chris vuan që në fëmijëri nga asma dhe përdor një ilaç që gjendet edhe në farmaci, për të parandaluar këtë sëmundje prej sforcos. Bëhet fjalë për një ilaç të lejuar dhe brenda rregullave të WADA, për të cilin nuk ëshrtë i nevojshëm leja e përdorimit. Simtomat e asmës në javën e fudnit të Vueltës, këtë vit kanë qenë më të mëdha dhe me këshillën e mjekut, ai ka shtuar dozën, por duke respektuar limitet”.

Skandali, Froome pozitiv ne Vuelten e Spanjes

Por analizat kanë treguar se niveli i “salbutamol” është në dyfishin e normës së lejuar dhe për këtë arsye Froome konsiderohet fajtor. Mediat britanike shprehen se justifikimi i dhënë nga Froome dhe skuadra e tij SKY mund të mos mjaftojnë. Britaniku mund të humbasë titullin e Vueltës të fituar këtë sezon dhe të pezullohet një vit nga garat.

Më shumë nga Çiklizëm