Çiklizëm

Froome kërkon një tjetër “dopietë”, vitin tjetër synon Xhiron dhe Turin

Pasi triumfoi këtë sezon në Turin e Francës dhe Vueltën e Spanjës, çiklisti britanik Chris froome nuk ka ndërmend të ndalë marshimin e tij dhe kërkon të lërë gjurmë edhe sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për mediat vendase, çiklisti që garon me skuadrën SKY ka bërë me dije se edhe vitin 2018 synon të arrijë një tjetër “dopietë”, por me një ndryshim të vogël. Në vend të Vueltës, britaniku kërkon fitoren e Xhiros së Italisë, ndërkohë që objektivi kryesor mbetet Turi i Francës.

Froome zgjidhet “Çiklisti me i mire i vitit 2017”

Froome ka garuar dy herë në Xhiron e Italisë, në vitet 2009 dhe 2010, por asnjëherë nuk ka triumfuar në turneun e Apenineve, madje në edicionin e dytë u përjashtua, pasi mashtroi duke u mbajtur pas një makine. Por tashmë ai ka fituar më shumë përvojë dhe është çiklisti lider i skuadrës SKY, e cila synon të arrijë të tjera trofe me britanikun, që është kampion absolut. “Objektivi im është të vesh një herë edhe fanellë rozë të Xhiros dhe mendoj se mund t’ia dal mbanë”, tha Froome.

Më shumë nga Çiklizëm