Çiklizëm

Froome mbron kreun pas kronometrit, sot feston triumfin në Tur

Çiklisti britanik Christopher Froome është me një dorë te titulli i katërt te Turit i Francës në karrierën e tij. Etapa e 20-të e këtij turneu, një kronometër individual zhvilluar në Marsejë, 22,5km e gjatë, u fitoi nga polaku Maciej Bodnar, që dha kohën 28’15”. Në vendin e dytë, me një sekondë më shumë u rendit një tjetër polak, Michal Kwiatkowski, ndërsa në të tretin, me 6 sekonda më shumë nga fituesi, u klasifikua Chris Froome.

Ky rezultat i ka mjaftuar britanikut jo vetëm për të ruajtur kryesimin e Turit të Francës, por edhe për ta thelluar atë, pasi të gjithë rivalët mbërritën në finish pas tij. Kështu, në renditjen e përgjithshme, froome ka 54 sekonda avantazh karshi kolumbianit Rigoberto Uran dhe 2’20” ndaj francezit Romain Bardet. Sot zhvillohet etapa e 21-të dhe e fundit e Turit të Francës, një formalitet për Froome, që do të marshojë në rrugët e Parisit me fanellën e verdhë të liderit.

Më shumë nga Çiklizëm