Çiklizëm

Froome: S’kam përdorur doping, garoj me ndërgjegjien e pastër

Çiklisti britanik Chris Froome ka konfirmuar edhe një herë për mediat se nuk ka prdorur doping, pavarësisht se analizat e dala nga një test antidoping në Vueltën e Spanjës e kanë nxjerrë atë pozitiv. Froome, që vjet fitoi si Turin e Francës ashtu dhe Vueltën, deklaroi se gjithçka erdhi si pasojë e përdorimit të një substance prej astmës, ndërkohë që normat e substancës së ndaluar ishin disa herë mbi normën e lejuar.

Në prag të debutimit të tij sezonal, në turneun spanjoll të Ruta Del Sol, britaniku tha: “Nuk kam bërë asgjë të gabuar. Është e vështirë të pranosh këto akuza dhe këtë situatë, por jam përqendruar te gara, tek objektivat e mi. Unë, më shumë se kushdo, dua që ky process të mbarojë sa më shpejt. Rasti im nuk ka asgjë të ngjashme me atë të Contador, pasi përdori një substancë të ndaluar”, deklaroi çiklisti Chris Froome.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Çiklizëm