Basketboll

FSHB kërcënon skuadrat: Paguani detyrimet, ose humbisni ndeshjet aforfe

Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një deklarate për mediat, ka bërë publike vendimet e marra nga kryesia e saj në lidhje me sezonin e ri 2017-2018 që do të nisë këtë fundjavë. Dje u hodh shorti i kampionatit, por ka gjasa që ndonjë ndeshje, pavarësisht nga rezultati në fushë, të përfundojë 20-0. Arsyeja? Detyrimet financiare që shumë skuadra kanë karshi FSHB-së, që duhen likujduar brenda fillimit të sezonit të ri. Pra, brenda 13 tetorit, kur nis java e parë.

Ja shorti i kampionatit, java e pare dhe ekipet pjesemarrese

Ekipet që kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen dhe kanë detyrime financiare apo dokumentacioni, duhet t’i shlyejnë ato para fillimit të kampionatit. Në rast të kundërt, ekipet humbasin ndeshjen aforfe 20-0 dhe do të aplikohet zbtatimi i rregullores së aktiviteteve për sezonin e ri. Kryesia do të mblidhet menjëherë për një vendim të jashtëzakonshëm mbi ecurinë e kampionatit kombëtar”, thuhet në deklaratën e FSHB-së, që kërkon nga skuadrat të shlyejnë të gjitha detyrimet.

Më shumë nga Basketboll