Connect with us

FSHF

FSHF “lan duart”, i thotë Partizanit të shkojë në Prokurori

Ka pritur dy ditë, pasi u zbulua se ekziston një video-përgjim për tentativë trukimi të ndeshjes Partizani-Kukësi,

Ka pritur dy ditë, pasi u zbulua se ekziston një video-përgjim për tentativë trukimi të ndeshjes Partizani-Kukësi, heshti derisa “Fiks Fare” e “plasi” këtë skandal për të gjithë shqiptarët. Më pas, ka reaguar edhe FSHF-ja, përmes një “larje duarsh” dhe tregim të rrugës, që duhet të ndjekë Partizani, pa thënë se çfarë do të bëjë ajo, si organizatore e garës, si qeveria e futbollit shqiptar, i cili dita-ditës po njolloset keq e më keq nga trukimet: “Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike, me tentativë manipulimin e futbollistit të Partizanit, Emiliano Vila.

Personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi, nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate të futbollit shqiptar. Federata e Futbollit është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash. Bashkarisht duhet të kontribuojmë në eleminimin plotësisht të fenomeneve të tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t’i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëhershme.”

Më shumë nga FSHF