Kategoria e Parë

FSHF sqaron ligjërisht ndeshjen e “play-out”-it të Kategorisë së Parë

Federata Shqiptare e Futbollit, duke marrë shkas nga disa publikime, që lidhen me interpretimin e rregullores së veprimtaritë futbollistike, dëshiron të bëjë me dije si vijon:

Neni 98/3 i Rregullores parashikon se skuadrat e renditura përkatësisht në vendin e 9 (nëntë) të Grupeve A dhe B do të zhvillojnë ndeshje “play-off” me skuadrat e renditura në vendin e dytë të Grupeve A dhe B të Kategorisë se Dytë. Përkatësisht: vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë i Grupit A do të zhvillojë ndeshje “play-off”, me një takim, me vendin e 2 (dytë) të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Sakaq, vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë i Grupit B do të zhvillojë ndeshje “play-off”, me një takim, me vendin e 2 (dytë) të grupit A të Kategorisë së Dytë.

Dispozita e Nenit 98/4, e referuar gjerësisht në opinionin sportive, për shkak të gjendjes sportive të Vllaznisë, ndalon luajtjen në të njëjtën kategori të ekipeve A dhe B, gjë e cila, konform rregullores, nuk ndodh aktualisht, pasi ekipi i Vllaznisë A luan në Kategorinë Superiore, ndërsa Vllaznia B luan në Kategorinë e Parë.

Në interpretim të nenit 98/4 të Rregullores, ndalesa është që ekipet A dhe B të luajnë brenda të njëjtit sezon, në të njëjtën kategori. Në këto kushte, pa paragjykuar rezultatet e ndeshjeve të mbetura të Kategorisë Superiore, nuk ka arsye të bazuar në rregullore për të shtyrë takimin “play-out” midis Vllaznia B dhe Orikumit, planifikuar për t’u luajtur më 18.05.2018. Aq më pak, nuk ka asnjë bazë ligjore, që ky takim të luhet midis ekipit të Orikumit dhe Tërbunit, i cili konform nenit 98/2 të Rregullores ka rënë automatikisht nga kategoria.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kategoria e Parë