Connect with us

Kampionati Shqiptar

FSHF vendos: Ja ora dhe vendzhvillimi i finales së Kupës

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 31 maj, datë e paracaktuar kjo, ndërkohë që FSHF-ja ka zyrtarizuar edhe stadiumin përkatës. Bëhet fjalë për “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu dhe Tirana do të diskutojnë mes tyre trofeun e dytë kombëtar për nga rëndësia. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, në një orar me shikueshmëri të lartë, ndërkohë që impianti sportiv i Elbasanit ofron mundësi shterruese për kërkesat e tifozërive të dy skuadrave, që duan ta përcjellin “live” këtë finale. I bie që finalja e Kupës së Shqipërisë të luhet 4 ditë pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar, sepse Superiorja e ul siparin më 27 maj.

Tirana lufton për mbijetesë aktualisht, ndërsa Skënderbeu vijon të shpresojë te titulli kampion. Nesër, në kuadrin e javës së 35-të të Superiores, bardheblutë do tëp resin në shtëpi Luftëtarin, ndërsa korçarët do të jenë mysafir në “Zeqir Ymeri”, ku do të luajnë një finale të parakohëshme për titullin me Kukësin kryesues. Mbetet të shihet se me çfarë krendecialesh do të shkojnë të dyja palët në finale e Kupës, e cila vlen jo vetëm trofeun, por edhe pojesëmarrjen në Kupat e Europës.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar