Volejboll

FSHV mirënjohje Mimoza Ibrahimit, i dhuron fanellën e kombëtares

Federata Shqiptare e Volejbollit ka zhvilluar sot një ceremoni të veçantë me lojtaret e ekipit kombëtar të femrave, që këtë fundjavë do të luajnë në fazën finale të Ligës së Europës (në Suedi). Lojtaret e kombëtares i kanë bërë një vizitë surprizë në mjediset e saj të punës një prej ikonave të volejbollit shqiptar, ish-pasueses Mimoza Ibrahimi, duke i dhuruar një buqetë me lule dhe një fanellë të personalizuar, me emrin e Ibrahimit.

Ky është një takim që mbetet një frymëzim dhe shtysë për më tej për ekipin kombëtar të femrave në volejboll, që është kualifikuar për në fazën finale të Ligës së Europës dhe mbështetja e inkurajimi që Mimoza Ibrahimi i dha këtyre vajzave sot është një premtim për të arritur të tjera rezultate pozitive në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e FSHV-së.

Mimoza Ibrahimi, ish-lojtare e Dinamos dhe ekipit kombëtar, është një volejbolliste unike, e papërsëritshme, që ka fituar respektin e mirënjohjen jo vetëm të kolegeve të saj ndër vite por të të gjithë sportdashësit shqiptar.

Më shumë nga Volejboll