Volejboll

FSHV organizon zbore me lojtaret kandidate të ekipit kombëtar

Në shtator, Federata Shqiptare e Volejbollit do të jetë organizatore e fazës finale të Kampionatit Europian të Volejbollit për moshën U-19 vajza, turne që do të zhvillohet në Tiranë e ku do të marrin pjesë 12 ekipet më të mira Europiane, njëra prej të cilave është edhe kombëtarja kuqezi. Për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë event Europian, FSHV në bashkëpunim me stafin drejtues të ekipit kombëtar, ka vendosur të organizojë disa zbore seleksionuese për përzgjedhjen e elementit më të mirë të kësaj moshe. Këto zbore, të cilat do të udhëhiqen nga trajneri i ekipit kombëtar U-19 për vajza, Roland Tarja do të zhvillohet në 4 qytete dhe do të testohen volejbollistet që luajnë në Kampionatet Kombëtare të moshave.

Nga nje grumbullim i ekipit kombetar te volejbollit per mosha

Testimi do të prekë të gjitha ekipet, në çdo cep të Shqipërisë, ndaj të gjitha klubet janë njoftuar të marrin pjesë me elementët më të mirë te tyre, në mënyrë që të gjitha volejbollistet kandidate për në kombëtare të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre, duke merituar fanellën kuqezi. Në këtë zbor janë thirrur rreth 120 volejbolliste shtatëlarta të datëlindjes 2000, por jo vetem, pasi të gjitha lojtaret që synojnë të luajnë në kombëtare do të kenë shansin të testohen. Zboret do të nisin ditën e diel në Tiranë dhe më pas do të spostohen në Krutje, Vlorë e Pogradec.

Kalendari i zboreve te ekipit kombetar U-19 vajza

Më shumë nga Volejboll