• FSHV me risi, takim me ekipet për mbarëvajtjen e garës

    Publikuar: 1 Apr 11:26

    Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit të premten pasdite kanë organizuar një takim me trajnerët, kapitenët dhe gjyqtarët për mbarëvajtjen e garës, me fillimin e “play-off”-it. Duke u bazuar te ngjarjet e fundit aspak sportive, presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi ka kërkuar nga të gjithë pjestarët e komunitetit të volejbollit, kryesisht lojtarët të jenë far-play në parket. (Për më tepër shikoni kronikën)

    Risija në takimet e “play-off”-it do të jetë portokolli online që do të përdoret si në ndeshjet e meshkujve ashtu edhe të femrave, gjithashtu edhe uniformat e arbitrave do të rinovohen. I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili vlerësoi punën e drejtuesve të FSHV-së. Edhe nga komuniteti i arbitrave risit u duartrokitën, kryetari i gjyqtarve Konalsi Gjoka ndër të tjera tha se niveli i gjykimit është rritur kjo për shkakë edhe të shkëmbimit të njohurive me homologët e tyre.


    Lexo postimet e tjera