Champions League

Skënderbeu-Dinamo Zagreb 1-2. “Ujqërit e dëborës” humbin raundin e parë në Elbasan Arena

Skënderbeu prek qiellin me të dyja duart, teksa në minutën e 37’ kapiteni Bledi Shkëmbi ka dërguar topin në rrjetë për të kaluar korçarët në avantazh ndaj Dinamos së Zagrebit në atë që ishte ndeshja historike. Numri 10 i kampionëve të Shqipërisë ka realizuar me lehtësinë më të madhe dhe në mënyrën më të bukur specialitetin e tij, pikërisht nga goditja e dënimit.

Skenderbeu-Dinamo Zagreb para fillimit të ndeshjes në Elbasan Arena

Skenderbeu-Dinamo Zagreb para fillimit të ndeshjes në Elbasan Arena

Por vetëm 30’ minuta ka zgjatur mrekullia dhe ëndrra për korçarët, të cilët ndonëse gjatë kësaj kohe patën të gjitha shanset për të dyfishuar avantazhin e mbase të vulosnin fatin e ndeshjes dhe të kualifikimit, në të 66’ kanë pësuar golin e barazimit, për të zbritur edhe një herë më këmbë në tokë, e më pas, në minutat shtesë të pjesës së dytë kanë pësuar goditjen e “knock out” pas golit të realizuar nga Pivarić në të 93’.

Me një rezultat final 1-2 në këtë përballje të parë të fazës “Play Off”, ëndrra e skuadrës së Skënderbeut për të qenë pjesë në fazën e grupeve të Champions League duket se nuk do të mund të vijojë të paktën edhe për një tjetër javë, teksa të martën e ardhshme në Zagreb vendoset fati i dy skuadrave.

Kapiteni i Skënderbeut ka realizuar golin e avantazhit për korçarët në minutë e 37' nga goditja e dënimit.

Kapiteni i Skënderbeut ka realizuar golin e avantazhit për korçarët në minutë e 37′ nga goditja e dënimit.

Skënderbeu 1-0 Dinamo Zagreb – Goli i shënuar nga Blendi Shkëmbi Një pjesë e parë që për nga statistikat realisht veç golit për Skënderbeun, ka folur thuajse vetëm në favor të skuadrës kroate. Kjo e fundit është shfaqur disa herë rrezikshëm më së shumti nga krahu i saj i djathtë i sulmit, sikurse dhe nëpërmjet kombinimeve në qendër, por falë cilësive dhe eksperiencës së Shehit, por mbi të gjitha të fatit në anën e korçarëve, porta e Skënderbeut ka mbetur e paprekur në 45 minutat e para.

Veç golit të realizuar, një inkursioni të mbrojtësit Vangjeli nga e djathta, por i ndaluar nga mbrojtja e Dinamos së Zagrebit me një ndërhyrje të ashpër por gjithsesi të konsideruar të rregullt nga gjyqtari rus, momenti më pozitiv për Skënderbeun ka qenë një aksion vërtetë i bukur dhe i rrjedhshëm me protagonist kryesor Berishën. Mesfushori i avancuar, pasi ka shmangur të gjithë kundërshtarët në krahun e majtë të sulmit, ka depërtuar në qendër duke shërbyer për kapitenin Shkëmbi. Ky i fundit nuk ka patur të njëjtë saktësi sikurse në momentin e golit. Gjithsesi vlen të përmendet pasi ishte aksioni më i gjatë e me siguri ai që ka ngritur përqindjen e zotërimit të topit për korçarët.

FT’ K.F Skenderbeu-GNK Dinamo 1-2Shenues: Shkembi 37′ / Soudani 66′ Pivariç 93’Nuk ishte dita jone.Falenderim per te…

Posted by K.F Skenderbeu Korce on Wednesday, August 19, 2015

Pjesa e dytë e lojës ka nisur me korçarët në epërsi jo vetëm rezultati por edhe loje, teksa me ritme të shpejta në ofensivë ka rrezikuar dy herë, fillimisht me Latifi e më pas Salihi tentojnë të realizojnë golin e dytë. Për ironi të fatit, pikërisht ai, golat e të cilit sollën Skënderbeun në fazën “play off” të Champions League, Hamdi Salihi, ka humbur në minutën e 53’ shansin më të mirë mbase për të shënuar fatin e ndeshjes e pse jo dhe të kualifikimit të korçarëve në fazën e grupeve, kur i vetëm përballë portierit dërgon topin shumë larg portës, një gjuajte pa angazhimin minimal të futbollistit, i cili as vetë nuk mund të besonte në atë tentativë të dobët.

 

Goli i barazimit për Dinamon e Zagrebit shënuar nga Soudani


El Arbi Soudani Goal Skenderbeu 1-1 Dinamo… by sporttvks

Goli i fitores për Dinamon e Zagrebit shënuar nga Pivaric në minutën 90+3′

Dinamo e Zagrebit falë dy golave të realizuar në "Elbasan Arena" ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Champions League.

Dinamo e Zagrebit ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Champions League.

Pikërisht këtu kanë perfunduar minutat dhe episodet në favor të Skënderbeut teksa minutat në vijim kanë folur vetëm në favor të skuadrës kroate. Në minutën e 66’ Dinamo e Zagrebit ka barazuar shifrat falë golit të realizuar nga Soudani. Një gol demoralizues për korçarët, jo vetëm për barazimin që solli, por mbi të gjitha për gabimin krejt amatoresk në mbrojtje. Krejt të pabezdisur, kroatët realizojnë disa kombinime në zonën e korçarëve për të realizuar më pas me portën e boshatisur.

Epërsia e Dinamos së Zagrebit ka vijuar e pandërprerë deri në minutën e 93’, vetëm pak sekonda para vërshëllimës së fundit të arbitrit nga rusia, Pivarić, pasi ka shmangur markimin e kundërshtarit, para hyrjes në zonë ka goditur duke kaluar barrierën “Shehi” për të kaluar kroatët në avantazh. Më parë Dinamo e Zagrebit ka goditur fillimisht traversën në një e më pas shtyllën në minutën e 83’.

 

Golat: Shkëmbi 37’ / Soudani 66’, Pivarić 93’

 

Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Vangjeli (87’ Ademir), Radaš, Nimaga, Latifi (79’Progni), Esquerdinha, Lilaj, Shkëmbi, Salihi, Berisha (90’Abazi).

Trajner: Mirel Josa

 

Dinamo Zagreb: Eduardo, Ivo Pinto, Sigali, Taravel, Paulo Machado (61’ Ćorić), Gonçalo Santos, Pivarić, Rog (71’ Antolić), Soudani (78’ Fernandes), Hodžić, Pjaca.

Trajner: Zoran Mamić

 

Gjyqtarë: Sergei Karasev, Anton Averianov, Tikhon Kalugin. (Rusia)

Gjyqtar i katërt: Igor Demeshko

Asistentë shtesë: Sergei Lapochkin, Mikhail Vilkov.

Kartona të verdhë: Vangjeli / Machado, Pjaca

[total-poll id=69825]

Më shumë nga Champions League