Connect with us

Boks

Fundi i rrugës për Klitschko… ukrainasi var dorezat në gozhdë!!!

Fundi i rrugës për Klitschko… ukrainasi var dorezat në gozhdë!!!

Vladimir Klitschko ka vendosur të tërhiqet nga boksi, duke hequr dorë nga një ndeshje revanshi me Anthony Joshua, që po pritej me interes të madh nga gjithë sportdashësit. Ukrainasi u mposht nga Joshua në sfidën e zhvilluar në prill dhe britaniku kishte dhënë “ok” për një tjetër përballje kolosale në Las Vegas, më 11 nëntor. Megjithatë, 41-vjeçari Klitschko bëri të ditur publikisht se ka vendosur të dorezat në gozhdë, pas një karriere 21-vjeçare, kësisoj ndeshja e madhe nuk do të zhvillohet.

Joshua had also called out Fury in the ring after beating Wladimir Klitschko at Wembley

Legjenda e peshave të rënda tërhiqet nga boksi pasi fitoi 64 ndeshje dhe humbi 5 prej tyre. Klitschko ka qenë boksieri më i mirë i planetit në vitet 2000 dhe ka mbajtur disa tituj: IBF, WBA, WBO dhe IBO. Ai u bë i njohur fillimisht në vitin 1996, kur si amator fitoi medaljen e artë, në Lojërat Olimpike të vitit 1996. Dy vjet më vonë, ai u bë profesionist dhe arriti fitoren e parë me “K.O” ndaj Marcus McIntyre, duke nisur një aventurë që në fund do ta bënte ndër më të mëdhenjtë e këtij sporti.

Më shumë nga Boks