Futboll

Fundjavë revanshi për Vardy, Falcao dhe Muller!!!

Dy prej tyre kanë marrë me vete topin në shtëpi, ashtu si i takon atyre që shënojnë tre gola. Tjetri u kënaq me ndaljen e “agjërimit”, që për pak sekonda do të kishte formuar një minutazh me katër shifra pa gol. Jamie Vardy, Radamel Falcao dhe Thomas Müller, janë ata sulmuesit që kanë marrë qendrën e vëmendjes të futbollit europian në ditën e shtunë. Ka një emërues të përbashkët që i bashkon të gjithë: dëshira për hakmarrje.


Jaime Vardy all 3 Goals Vs Machester City… by fotlive2

Jamie Vardy set Leicester on their way when he scored the first goal of the game after three minutes

VARDY – Vardy, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me titullin e fituar në Premier League, dukej me të vërtetë se nuk shikonte më portën. Përpara se të shënonte në portën e Manchester City nuk kishte bërë një goditje në kuadrat prej 700 minutash, e thënë ndryshe që nga ndeshja në Champions League kundër Copenaghen. Në kampionat, në krahasim me sezonin e kaluar, Vardy kishte bërë shtatë goditje më pak. Ndaj City, të tre goditje në portën ishin gola dhe mposhtën portierin Bravo. Çudia e futbollit.


Thomas Muller Goal HD – Bayern Munich 4-0… by gashieliesaa

Thomas Muller celebrates making it four, finally ending his 999-minute goal drought

MULLER – Çfarë të thuash për Muller një nga sulmuesit më me peshë në historinë aktuale të futbollin ndërkombëtar. Njeriu që ka lënë shenjë në botëror dhe Champions nuk shënonte në Bundesligë prej 999 minutash, një pafundësi. Për t’u zhbllokuar u deri Wolfsburg që po merr titullin skuadra zhgënjim e vitit. Shtatë muaj dhe dhjetë ditë më pas, Thomas është thyer te goli në festën e fitores 5-0 për Bayern Munich.


Radamel Falcao 2nd Goal HD – Bordeaux 0-3… by dailyfootballkick

FILE - In this Wednesday Nov. 2, 2016 file photo, Monaco's Radamel Falcao celebrates after scoring during the Champions League Group E soccer match between M...

FALCAO – “El Tigre është zjarr!”, ka shkruar në “Twitter”, David de Gea, për të përgëzuar ish-shokun e skuadrës që nuk pati fat te Manchester, por që është kthyer në shkëlqimin e ditëve më të mira. Monaco e tij po ecën si një tren në Europa League dhe Ligue 1 dhe nëse transferta e kampionatit në Bordo dukej problematike në letër, Radamel dhe shokët e tij e likuiduan me një fitore 4-0, ku kolumbianë shënoi tre gola.

Më shumë nga Futboll