Futboll

Fundjavë shqiptarësh, 10 gola nga 6 shqiptarë në Europë dhe Australi

10 gola të shënuar nga 6 shqiptarë gjatë kësaj fundjave në kampionatet e vendeve të Europës dhe Australisë. Hamdi Salihi u bë protagonist i pa diskutueshëm këtë fundjavë duke shënuar 4 gola për ekipin e tij Viener Neusdadt në ligën e dytë të Austrisë. Dy gola me penallti dhe dy të tjerë me aksion jo vetëm i dhanë fitoren ekipit të Neusdadt, por njëkohësisht Salihi është përkohësisht dhe shënuesi më i mirë në ligën e dytë austriake.

Migjen Basha gjithashtu u bë protagonist i ekipit të Barit në Itali, duke shënuar dy gola në ndeshjen kundër Cittadella. Ekipi i Bashës fitoi ndeshjen dhe u ngjit në vendin e tretë në klasifikim dhe tashmë kërkon të bëjë hapa para drejt ngjitjes në Serinë A.

Besart Berisha, ish-sulmuesi i ekipit kombëtar shqiptar, shënoi golin e parë sezonal për ekipin e tij Melbourne Victory në Australi. Edhe pse ekipi i shqiptarit nga Kosova barazoi, sërisht goli i Berishës ishte shumë i rëndësishëm për ekipin.

Vetëm pak orë para ndeshjes gazetat kroate e cilësuan si “lojtarin e derbit” dhe ashtu rezultoi të ishte dhe në ndeshjen e fundit. Eros Grezda shënoi golin e parë kundër Rijekas, të cilën ekipi i Osijek e mundi. Sulmuesi i krahut i ekipit kuqezi, shënoi sërish duke konfirmuar se është një talent i padiskutueshëm dhe një zbulim me shumë vlerë për ekipin kombëtar shqiptar.

Milot Rashica nuk zhgënjen më, ai konfirmohet çdo ditë si një talent në futbollin europian. Heerneveen ishte viktima e radhës e kosovarit, që shënoi golin e parë në fitoren e thellë të Vitesse. Tashmë Igli Tare duhet të jetë bindur plotësisht se talenti i Rashicës është më shumë se i rëndësishëm për Lazion.

Christian Panucci u duk disi i dëshpëruar kur u pyet për të ardhmen e Albian Ajetit, vëllait të Arlind Ajetit. Me të drejtë ishte dëshpërimi i teknikut të kombëtares, pasi Zvicra mund ta ketë bërë ftesën gati për talentin shqiptar që vijon serinë e golave me Bazelin. Nëse Albian Ajeti do ti bashkohet ekipit kombëtar shqiptar, së bashku me Eros Grezdën mund të përbëjnë një sulm të frikshëm.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll