Boks

Fury çel sondazhin, u kërkon fansave të zgjedhin “viktimën” e radhës

Boksieri britanik Tyson Fury, përmes një mesazhi në “Rwitter”, u ka kërkuar fansave të tij që të zgjedhin ata se cili do të jetë “viktima” e tij e radhës në ring, kur ai të rikthehet  të duelojë pas më shumë se dy vitesh pushim. I pamposhtur në karrierën e tij (25 fitore dhe asnjë humbje), Fury synon të rikthehet në ring pranverën e 2018-ës dhe ka hapur një sondazh, ku ka triumfuar 45-vjeçari Shannon Briggs. Sipas fansave, ai është rivali i duhur për sfidën e parë të Fury, duke marrë 43% të votave, ndërsa në vendin e dytë ndodhet David Price, me 40% të votave (në total kanë votuar 75 mijë vetë).

Ajo që binte në sy në sondazhin e çelur nga Fury ishte se mes pretendentëve mungonte emri i Anthony Joshua, ndërkohë që kandidat, veç Briggs dhe Price, ishte edhe Alexander Povetkin si dhe fituesi i duelit mes Charr dhe Ustinov. Boksieri britanik ka kërkuar disa herë që të përballet me patriotin e tij në ring, për të rimarrë titujt që ai ka patur dikur, por që i nxori vakant pasi doli pozitiv. Por duket se një rival i vjetër në moshë si Briggs (ka patur probleme me dopingun) është një opsion më i përballueshëm për Fury, që pret ende të marrë licensën për të boksuar pas pezullimit.

Më shumë nga Boks