Boks

Fury: Nuk përballem me Bellew, nuk dua t’i shkaktoj dramë familjare

Boksieri britanik Tyson Fury ka hedhur poshtë mundësinë për të zhvilluar një duel me patriotin e tij Tony Bellew, pasi u shpreh se ka frikë mos e dëmton kolegun dhe më pas do të ndihet keq për këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij. Bellew, pas fitores me “KO” ndaj Haye dy javë më parë, e cilësoi Fury si një rival të mundshëm, si një boksier ndaj të cilit do të ndeshej me kënaqësi. Fury ka deklaruar se më datën 9 qershor do të rikthehet në ring pas dy vitesh mungesë, duel që do ta zhvillojë në Manchester.

Të jem i sinqertë, nuk kam dëshirë të dueloj ndaj Bellew dhe arsyeja është se ai është një familjar, ka një grua dhe fëmijë dhe dua që ai të jetë i shëndetshëm, të fitoja disa parà lehtësisht dhe në fund të ditës të jetë në shtëpi. Por nëse ngjitet në ring dhe duelon ndaj meje, do të dëmtohet rëndë. Është një njeri i vogël dhe mund ta dëmtoj shumë rëndë, duke i lënë pasoja. Unë nuk jam David Haye, jam një nga më të mëdhenjtë, me një grusht të rëndë, ndërsa ai vjen nga një peshë tjetër”, tha Tyson Fury.

Më shumë nga Boks