Boks

Fury provokon sërish Joshua: Jam makthi më i madh në ëndrrat e tua

Boksieri britanik Tyson Fury ka përmendur sërish Anthony Joshua në deklaratën e tij të fundit, jo vetëm duke e ftuar patriotin e tij në një duel, por edhe duke i thënë se mbetet makthi më i madh i kampionit aktual të peshave të rënda. Fury nuk duelon prej nëntorit 2015, kur mori titujt kampionë bote pas duelit me Wladimir Klitschko, por më pas i nxori ato vakant, kur doli pozitiv me kokainë, që deklaroi e merrte prej depresionit. Por tani ai kërkon të rikthehet në ring dhe pasi mori “OK”-in nga antidopingu britanik, së shpejti do të marë edhe licensën për boksim.

Unë do të vazhdoj të them se dua të përballem me Anthony Joshua që në duelin tim të parë pas rikthimit në ring, dy vite e gjysmë nga sfida e fundit. Edhe Sugar Ray Leonard dueloi pas një viti e gjysmë dhe mundi Marin Hagler, pra nuk ka pengesa për ta realizuar këtë sfidë. E ftoj Joshua dhe menaxherin e tij Hearn të pranojnë sfidën, pasi unë jam makthi që t’i përjeton çdo natë në ëndrat e tua. Unë jam mbreti i vërtetë dhe i vetëm i peshave të rënda në boks”, u shpreh Tyson Fury, që aktualisht është duke u stërvitur me stafin e tij, për të rikuperuar formën e duhur.

Anthony Joshua, kampion bote ne peshat e renda


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Boks