• Fusha e golfit e “Rio 2016” kthehet në kopësht zoologjik

    Publikuar: 10 Jan 4:29

    Sporti i golfit debutonte në një Olimpiadë pas 100 vitesh dhe këtë gjë e bëri në “Rio 2016”, ku për të mirëpritur këtë event sportiv u ndërtua në Rio de Zhaneiro një impiant i ri, që kushtoi 17 milionë euro. Fushat e golfit u ndërtuan në zonën e Barra da Tijuca dhe do të shërbenin si hapi i parë për të përhapur këtë sport në të gjithë Brazilin. Por 4 muaj pas përfundimit të Olimpiadës, impianti ku u ndërtuan fushat e golfit është thuajse e braktisur. Shoqëria që do të merrej me mirëmbajtjen e këtij terreni është zhdukur dhe ata që e praktikojnë këtë sport në Rio janë të paktë.

    Nje krokodil qe ecen ne fushen e golfit

    Ata që vijnë të luajnë golf mirëpriten nga një burrë i vjetër që është roje dhe një djalosh i ri, që bën ndihmësin. Ndërkohë që nuk ka asnjë tabelë hyrëse, që tregon fushën e golfit, ku para 4 muajsh luhej për medaljen e artë. Nuk ka “club house”, apo dyqane, si dhe ishte menduar në projektin fillestar. Ata që po shfrytëzojnë më së shumti fushat e golfit janë kafshët e ndryshme, që kanë pushtuar këtë zonë dhe janë kthyer në banorët e rinj. Madje thuajse çdo ditë shihen të ecin krokodilë, duke e kthyer fushën në një kopësht zoologjik në qiell të hapur.


    Lexo postimet e tjera

    Breaking