• Futboll në Shtëpinë e Bardhë, ja për cilin ekip bën tifo djali i Donald Trump

    Publikuar: 19 Apr 5:53

    Arsene Wenger mbase ka humbur besimin e shumë mbështetësve të Arsenal në muajt e fundit – por ai është aq me fat sa të ketë akoma mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Teksa banderolat “Wenger Out” vazhdojnë të shfaqen nëpër botë, Barron Trump, djali i presidentit Donald Trump, është fotografuar me fanellën e Arsenal teksa luante futboll në një nga kopshtet e Shtëpisë së Bardhë. Megjithëse ekipi ndodhet në periudhën më të errët që kur Arsene Wenger u ul në stolin e Topçinjve, i biri i presidentit të Amerikës vazhdon të mbetet një tifoz i londinezëve.

    11 vjeçari është fotografuar duke luajtur me një top portokalli si pjesë e festës së pashkëve të Shtëpisë së Bardhë. Pjesë e lojës ishte edhe ekipi i MLS DC United. Sulmuesi i United Patrick Mullins tha se u impresionua nga njohuria e Barron rreth futbollit. “Ai kishte shumë njohuri nga futbolli, e njihte DC United dhe ishte interesuar të merrte vesh më shumë. Fëmijët e vegjël e kanë pasion futbollin, dhe unë isha shumë i lumtur t’i jepja më tepër informacione rreth DC United dhe futbollit në përgjithësi.”

    White House 

    Lexo postimet e tjera