Futboll

“Futbolli po humb esencën, fëmijët e kanë mendjen te moda dhe jo te golat”

Mesfushori i Manchester United ka paralajmëruar se futbolli po humb esencën dhe insiston se fëmijët tani janë më të interesuar te stilet e flokëve dhe këpucët se sa te vetë loja.

Fantazisti spanjoll në kohët e fundit është bërë si ndërgjegjja e futbollit të pastër, duke nisur fushatën e bamirësisë Common Goal që inkurajon kolegjet të dhurojnë një përlind të rrogës për kauza të mira.

The Manchester United midfielder is concerned by the over-commercialism of football

Mata tani pranon se është i shqetësuar për komercializimin e tepërt të futbollit dhe ka frikë se fëmijët nuk po i kushtojnë rëndësi gjërave të rëndësishme.

“Shoh fëmijët tani dhe shumë gjëra më befasojnë: ata më pyesin rreth atleteve të mia dhe pse nuk i lyej flokët, në vend që të më pyesin se si kromohet topi, si kontrollohet, pozicioni i trupit kur godet topin.

Mata warns children are now more interested in haircuts and boots than the game itself

“Më përpara fëmijët donin një top, tani duan këpucë dhe fanella, nuk kanë top dhe nuk mund të luajnë shumë. Futbolli po humb esencën, njerëzit flasin për festime në vend të golave.

“nuk po kritikoj njerëzit që flasin për stile flokësh dhe këpucë, por unë do të pyesja për gjërat e tjera, rreth vetë lojës.”

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll