Futboll

Një “botë” me nerva rreth Chelsea, e kanë me trajnerin Conte?!

Një “botë” me nerva rreth Chelsea, e kanë me trajnerin Conte?!

Diçka nuk po shkon si duhet në botën e Chelsea dhe duket se shkon përtej rezultateve negative me dy humbje radhazi në kampionatin dhe barazimin 3-3 në shtëpi kundër Roma në Champions League, i mbushur me gabime. Ka disa sinjale, që nëse do t’i lexojmë me shumë kujdes, duke përdorur një “lupë” zmadhuese, tregojnë një shthurje brenda grupit.

Antonio Conte has snapped back and told Jose Mourinho to stop talking about Chelsea

Autokritika e Conte, pas barazimit 3-3 me ekipin e Di Francesco, është një fakt shumë i rëndësishme. Trajneri mori përsipër përgjegjësinë për ndryshimin e modulit “që solli ngatërrim mes futbollistëve, duke i hequr atyre disa siguri.” Një gjest i pranueshëm, por në të tilla nivele nuk mund të justifikohen vështirësitë e “bluve” ndaj Romës, thjesht me një ndryshim moduli.

Tiemoue Bakayoko played on despite a groin issue and may now face a spell on the sidelines

Roma e dominoi Chelsea për sa i përket qarkullimit të topit dhe karakterit të treguar në fushë. Roma kaloi nga 0-2 në 3-2 dhe vetëm goli me kokë i Hazard, i lënë i lirë nga mbrojtësit verdhekuq, shmangi humbjen për Chelsea. Conte gaboi me aktivizimin e Christensen në vend të Rüdiger. Një gabim i rëndësishëm që ngre pyetje në lidhje me mbrojtësin gjerman, i paguar 45 milionë euro nga klubi londinez. Përse e morën nëse nuk luan thuajse kurrë.

Gary Cahill was also forced to finish out the game with heavy bandaging on his head

Por sinjalet që jo gjithçka shkonte mirë te bota e Chelsea u vunë re në momentin e zëvendësimeve. David Luiz kërkoi në mënyrë të vazhdueshme, edhe me gjeste të dukshme, që të qëndronte në fushën e lojës, por Conte, në këtë rast me shumë të drejtë, nuk donte të rrezikonte. Braziliani kishte pasur probleme në pulpë dhe këmbëngulja për ta lënë në fushë mund të sillte dëme serioze.

David Luiz was removed by Conte after suffering a calf issue against Roma at Stamford Bridge

Megjithatë, edhe pse i dëmtuar, Luiz nuk ishte dakord me zëvendësimin, nuk takoi trajnerin Conte dhe asnjë nga shokët e skuadrës, si bëjnë pjesa më e madhe e futbollistëve në momentin e zëvendësimit. Carlo Cudicini provoi t’i zgjaste dorën, por Luiz duke bërtitur u fut menjëherë në dhomat e zhveshjes. Pyetja që ngrihet: ishte nervoz për dëmtimin apo për zëvendësimin?!

Conte now faces a crisis in midfield with N'Golo Kante also on the treatment table

Edhe Hazard, dy gola mes shumë pushimeve, ka qenë si një gur i vërtetë në momentin e zëvendësimit. Nuk bëri asnjë gjest, por padyshim që dukej qartë se bëhej fjalë për dikë që nuk ishte dakord të dilte, kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi i lojës. Por reagimet për një zëvendësim në minutën e 80-të nuk janë asnjëherë të pranueshme.

Kur futbollistët fillojnë të shfaqin ose të manifestojnë shkelje të disiplinës ose rregullave themelore, shpjegimet janë dy në pjesën më të madhe të rasteve: ose mbizotëron pakënaqësia, ose kanë kuptuar se trajneri nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Nuk ka elementë të mjaftueshëm për të vërtetuar idenë e shtypit anglez por bota e Chelsea, dhe këtu flet historia, është më e paparashikueshmja në Premier League.

Antonio Conte also revealed Tiemoue Bakayoko suffered an injury against Roma

Mbeten faktet: dy humbje dhe një barazim në tre ndeshjet e fundit me Conte që në çdo konferencë për shtyp tregon numrin e futbollistëve të dëmtuar dhe përsërit gjendjen e emergjencës. Tani, në sfond, përgatitet edhe një polemikë me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, pas fjalëve të thëna nga italiani…

Mourinho made reference to Conte in his post match comments and irked the Italian

“Kam dëgjuar që ka thënë se ka trajnerë që vetëm ankohen për problemet e tyre. Nëse më referohet mua, atëherë e ftoj të mendojë vetëm për punët e tij!” Tani, topi i kalon portugezit. Mourinho mund të replikoi, ose të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë. Nëse zgjedh opsionin e parë, padyshim që shtypi anglez do të ketë material për t’u dëfryer.

Më shumë nga Futboll