Connect with us

Futboll

Futbollistët e Fiorentinës mbeten në “radarin” e Milan…

Futbollistët e Fiorentinës mbeten në “radarin” e Milan…

Dëmtimi i Biglia po komplikon planet e Montella. Argjentinasi duket se është futbollist kyç për projektin e Milan të ri dhe mungesa e tij një mujore rrezikon të ketë ndikim te mekanizmat e lojës së kuqezinjve. Në të vërtetë, Biglia ka pasur dëmtime edhe gjatë sezonit të kaluar dhe faktikisht ekziston rreziku se ai mund të jetë sërish në padisponueshëm në momente të tjera të sezonit. Për këtë arsye, Fassone dhe Mirabelli po punojnë për të gjetur diku të gatshëm për të luajtur në atë pozicion të fushës, sa herë skuadra të ketë nevojë. I preferuari i drejtuesve kuqezi është Milan Badelj.

Milan po pret shitjen përfundimtare të Carlos Bacca. Paràtë do të kalojnë te Fiorentina, për të marrë Kalinic. Ndërkohë “vjollcët” pretendojnë 8 milionë euro për Badelj

Për momentin, alternativa e vetme për rolin e Biglia (i cili rrezikon të humbasë edhe ndeshjen kundër ish-ekipit të tij Lazio) janë Montolivo, që nuk pëlqehet nga tifozët kuqezi dhe Locatelli që ka pasur shumë ulje-ngritje për t’i besuar çelsat e mesfushës. Në këtë mënyrë është kthyer edhe një herë në skenë emri i Badelj, i cili prej kohësh është në shënjestrën e Milan. Do të ishte një marrëveshje me kosto të ulët, pasi për futbollistin që do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në qershor 2018, Fiorentina nuk pretendon më shumë se 8 milionë euro.

Më shumë nga Futboll