Kampionati Shqiptar

Futbollistët e Partizanit dhurojnë gjak për fëmijët e sëmurë

Klubi i Partizanit ka ndërmarrë një iniciativë njerëzore. Edhe pse dje kanë luajtur një ndeshje në Kategorinë Superiore dhe fituan 2-0 përballë Luftëtarit, futbollistët e ekipit të kuq kanë dhuruar gjak, në sajë të nismës që Kryqi i Kuq Shqiptar ndërmerr për fëmijët që vuajnë nga Talasemia. Një akt human ky i djemve të Partizanit, që përveçse futbollistë të mirë, janë edhe humanist. Një gjest që është përshëndetur edhe nga tifozët e shumtë të kësaj skuadre legjendare. Ja çfarë klubi i Partizanit:

“Stafi dhe lojtarët e ekipit në mbështetje të Fëmijëve që vuajnë nga Talasemia. Skuadra është bërë sot pjesë e një aktiviteti të veçantë, teksa i është bashkuar nismës ‘Dhuro Gjak për Fëmijët që vuajnë nga Talasemia’, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Stafi dhe lojtarët kanë dhuruar sot gjak, duke përcjellë solidaritetin e tyre ndaj fëmijëve që vuajnë nga Talasemia. Ditën e tyre të pushimit të kuqtë kanë zgjedhur ta kalojnë në një mënyrë të veçantë, duke u solidarizuar dhe janë bërë pjesë e kësaj nisme humane për dhurimin e gjakut.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar