Futboll

Futbollisti i Chelsea kërkon shtëpi në Madrid!

Futbollisti i Chelsea kërkon shtëpi në Madrid!

Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard, po kërkon një shtëpi në Madrid, duke treguar se mund të transferohet te Real gjatë merkatos së verës, bën të ditur “Don Balon”. Lajmi i kombëtares belge është përfolur disa herë për një kalim rekord te “Los Blancos” përreth 200 milionë euro, sidomos pas lajkave që i ka bërë trajneri Zinedine Zidane. Hazard do të priste me kënaqësi kalimin në “Bernabeu” si një mundësi më shumë për t’iu afruar objektivit të tij për të fituar “Topin e Artë”.

Flitet se kalimi i Hazard te Real do të pasohet me kalimin e Marco Asensio te Chelsea, si pjesë e marrëveshjes

“Don Balon” ka shkruar se njerëz shumë pranë Hazard kanë kontaktuar një agjenci të specializuar për të gjetur një shtëpi në Madrid. Klubet nuk e kanë zyrtarizuar nisjen e bisedimeve për në Londër qarkullojnë prej kohësh thashethemet se Hazard i ka kërkuar pronarit të Chelsea, Roman Abramovic, largimin nga Chelsea dhe nëse Real Madrid ofron rreth 200 milionë euro plus Asensio, askush nuk mund ta pengojë marrëveshje.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll