Kombëtarja

Futbollisti i kombëtares, vizitori special i presidentit Ilir Meta në Kalabri

Në Kalabri ka qenë ditët e fundit Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i vizitës tek arbëreshët e Italisë ishte festimi me ta i 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Kjo, për shkak se 2018-ta është shpallur nga qeveria jonë si vitit i Skënderbeut.

Ilir Meta ka kaluar një mëngjes të plotë në Universitetin e Kalabrisë, duke takuar komunitetin e studentëve dhe personalitete të tjera aty, të cilat kontribuojnë në intensifikimin e marrëdhënieve në mes të dy vende. Presidenti Meta donte të përshëndeste veçanërisht futbollistin Kastriot Dermaku, i bërë tashmë pjesë e kombëtares shqiptare, që luan si mbrojtës te Cosenza.

Emri i mbrojtësit qendror kujton familjen fisnike të heroit tonë kombëtar, i cili mbrojti Shqipërinë dhe të gjithë Europën nga pushtimi i Perandorisë Osmane. Kastrioti sot përfaqëson më së miri lidhjen e vëllazërisë midis popullit italian dhe atij shqiptar.

Lojtari në fjalë bëri debutimin e tij kuqezi në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, në tetor të këtij viti, në “Elbasan Arena”.  Profesori unikal i gjuhës dhe letërsisë shqipe në këtë universitet, Francesco Altimari, u shpreh i lumtur që një sportist si Dermaku nderon Italinë, ku luan si profesionist, dhe fanellën e Shqipërisë, të cilën ka zgjedhur me dëshirë ta përfaqësojë në nivel kombëtareje.

Më shumë nga Kombëtarja