Futboll

Futbollisti që refuzoi Barcelonën, se nuk beson te Valverde dhe projekti i tij

Ka një arsye për të cilën insiston t’i thotë “Jo” Barças. Me një motiv, që për atë ka shumë peshë. Ai thjeshtë nuk beson te trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. As te projekti i tij. Kjo është arsyeja pse ai prej kohësh ka besuar dhe vënë bast mbi Manchester City të Pep Guardiola’s. Ja pse sirenat dhe sinjalet e mbërritura nga klubi katalanas, bashkë me paratë në bankë nga shitja e Neymar, nuk do ta bëjnë atë të ndryshojë mendje. Ai është shumë mirë aty ku është dhe ka bindjen e plotë se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Rezultate imazhesh për bernardo silva manchester city

Bernardo Silva nuk pendohet për zgjedhjen e tij, për të nënshkruar me Manchester City. Absolutisht jo. Për këtë arsye, tentativat e Barças, për të provuar opsionin e tyre do të dështojnë sërish, ndonëse për karakteristikat e tij, do të ishte zëvendësuesi perfekt i të larguarit Neymar. Ndonëse te Monaco ai u aktivizua si një sulmues i djathtë, portugezi do të mund të luante në të majtë në kërkim të golit me këmbën e tij dominuese, njëlloj si braziliani që u transferua te PSG. Gjithsesi, sipas “Don Balon” mungesa e besimit te Valverde dhe te projekti i tij, kanë bërë që Bernardo Silva, përforcimi i Pep Guardiolas te Manchester City, ta nxjerrë emrin e tij jashtë listës së blerjeve të klubit blaugrana.

Rezultate imazhesh për bernardo silva manchester city

Më shumë nga Futboll