Futboll

Futbollisti i Real Madrid i vë “flakën” Superkupës: “Sergio Ramos, unë do largohem!”

Lucas Vázquez “prish” festën te Real Madrid. Futbollisti i 12-të i trajnerit Zidane gjatë vitit të fundit, gjatë mbrëmjes së djeshme ka hapur derën e pasme duke sinjalizuar një largim të mundshëm. Lucas ishte zëvendësimi i fundit për Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Por, minutat në dispozicion të spanjollit duket se nuk kanë qenë aspak në raport të drejtë me pritshmëritë e tij, nevojat apo dhe ofertat e mbërritura në adresë të tij, që e shtyjnë atë të largohet nga Bernabeu.

Rezultate imazhesh për lucas vazquez sergio ramos

Roma, por jo vetëm, edhe Liverpool kanë paraqitur në adresë të Vazquez një pagë më të lartë se ajo që merr aktualisht te Real Madrid, por gjithashtu, edhe atë që është më e rëndësishme për sulmuesin, një vend të sigurtë në formacionin titullar për kampionin e Spanjës dhe të Europës. Lucas, të cilit kapiteni i Los Blancos i ka kërkuar durim, madje duke e siguruar se askund tjetër nuk do të gjejë madhështinë e Real Madrid, e ka lënë gjithçka të hapur. Sipas raportimeve të medias spanjolle “Don Balon”, në përfundim të “El Clasico” të së dielës, Vazquez i tha Serigio Ramos: “do të largohem!”. Për momentin mendimet e sulmuesit janë më pranë largimit, se qëndrimit.

Më shumë nga Futboll