Futboll

Gaboi ndaj Barcelonës, Conte e bën kapitenin e ardhshëm te Chelsea

Titullar edhe kundër Barcelonës, në takimin e parë të të tetave në Champions League, aty ku rezultoi negativisht deçiziv me atë gabim që i dha mundësinë Leo Messit të shënonte golin e barazimit. Por pavarësisht kësaj, Andreas Chistensen është shndërruar gjithmonë e më i rëndësishëm te Chelsea i drejtuar nga trajneri italian, Antonio Conte.

Imazh i ngjashëm

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, trajneri Conte ka folur në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit danez, që në merkaton e fundit u përfol për një destinacion të mundshëm në kampin zikaltër të Inter, në Seria A të Italisë. “Kur je futbollist, gjatë karrierës ndodhin edhe gabimet. Por ai, po zhvillon një sezon të madh, duke dëshmuar rritje dhe pjekje. Kam besim tek ai, mund të luajë këtu te Chelsea për shumë vite dhe të bëhet edhe kapiteni i kësaj skuadre”, deklaroi trajneri i Chelseas, Antonio Conte.

Më shumë nga Futboll