Connect with us

Lifestyle

Gafa e gazetës irlandeze, ngatërron Lukakun me artistin e muzikës ‘Rap’

Siç e keni marrë vesh edhe ju lajmin e madh se Romelu Lukaku është lojtari më i ri i Manchester United.

Është lajmi më i raportuar, dhe gjithashtu, lajmi më i lexuar në botën e futbollit. Por gazeta irlandeze The Herald ka arritur ka arritur të bëjë gafën e vitit me një lajmin në faqen e fundit të gazetës me titull: “Lukaku është gati t’i përvishet punës” bashkë me një foto të sulmuesit.

Gjithsesi, teksa të gjitha fotot e Lukakut janë ose me fanellën e Everton ose të përfaqësueses belge, ata kanë përdorur një imazh do artistit të muzikës ‘rap’ Stormzy.

Po, e lexuat tamam. Artisti britanik Stormzy. Ok, pranojmë se dyshja ka një ngjashmëri të habitshme, diçka që është folur edhe më parë, por prapëseprapë nuk mund të ngatërrohen. Siç mund ta prisnit, faqja e fundit e The Herald është bërë shakaja e ditës në rrjetet sociale.

Më shumë nga Lifestyle