Seria A

Gafa e Milan me Calhanoglu në prezantimin e fanellës së dytë

Prezantimi nuk ka shkuar edhe aq mirë…

AC Milan ditën e sotme ka prezantuar fanellat e reja jashtë fushe. Ato janë veshur nga Giacomo Bonaventura, Leonardo Bonucci, Davide Calabria dhe Hakan Calhanoglu.

Emri i ish-lojtarit të Bundesliga-s ama ishte shkruar krejt gabim. Mbi numër ishte emri “Chalanoglu”. “H-ja” ka ngatërruar vendin.

Image result for Calhanoglu

Tani OK, nuk është edhe aq e thjeshtë të shkruash emrin e fantazistit turk. Por në prezantimin zyrtar? Kjo është pak e turpshme.

Gjithsesi ato fanella nuk do të dalin në shitje. Deri në startin e Serie A, Milan ka kohë të korrigjojë gabimin.

Më shumë nga Seria A