Connect with us

Futboll

Galliani sqaron tifozët: Ja çfarë ndodh nëse kinezët tërhiqen

Shitja e Milanit vazhdon të jetë një telenovelë dhe tifozët kuqezinj janë mërzitur nga shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të kalimit të pronësisë nga presidenti aktual Silvio Berlusconi te pronarët e rinj kinezë. Edhe në ndeshjen e djeshme (Milan-Genoa 1-0) ata dolën me një parrullë kundër situatës së krijuar, duke u shprehuar se duan të vërtetën për atë që po ndodh. Pas ndeshjes ka folur për mediat drejtori sportiv Adriano Galliani, që është përpjekur të sqarojë situatën dhe qetësojë tifozët.

Silvio Berluscnoni dhe Adriano Galliani

Për “Milan TV”, numri 2 i Milanit tha: “Situata është kjo: Nëse kinezët nuk do të blejnë Milanin dhe do të tërhiqen, atëherë Milani do të qëndrojë në pronësi të Berlusconit dhe Fininvest. Ne dime se si ta menaxhojmë këtë skuadër, pasi kemi vite që e bëjmë këtë punë, plot 31 vite. Dhe ju garantoj se Berlusconi është në gjendje ta bëjë sërish të madh Milanin. Por le të presim 7 prillin për të thënë fjalën e fundit”, u shpreh Galliani, që shtoi se Milani nuk është jetim, por në duar në sigurta.

Më shumë nga Futboll