Connect with us

Futboll

Galliani: Zapata, 100 ndeshje me Milan? E pabesueshme!

Adriano Galliani ka qenë me humor shumë të mirë dhe i pyetur nga “Milan TV” për 100 ndeshjet e Zapata me skuadrën kuqezi, u përgjigj: “Eshtë për t’u habitur! Ka bërë edhe Zapata 100 ndeshje me ne? E pabesueshme, – tha administratori i deleguar i Milan me buzëqeshje në fytyrë. – Bëj shaka! Ky është sezoni i tij i pestë me ne, e kemi kërkuar dhe ndjekur prej kohësh para se ta merrnim. Në vitin 2012, kur Villarreal ra në Secunda Division vendosëm ta marrim në formën e huazimit dhe një vit më pas e morëm përfundimisht. E nisi me një karton të kuq në debutimin kundër Udinese, por të gjithë trajnerët e Milan që kanë punuar me të më kanë thënë se është shumë i rëndësishëm.”

Image result for galliani zapata

Menjëherë pas fjalëve të Galliani, në sallën e konferencave shfaqet edhe Zapata. Drejtuesi i Milan vazhdon: “Do t’ju tregoja edhe gjëra të tjera për Zapata, të cilin e konsideroj si mik. Këtë verë më mërziti, por tani gjitha ka kaluar. Unë i kam thënë atij, ashtu si i them të gjithëve, se formacionin nuk e bëjnë trajnerët, por futbollistët, por ai nuk më beson. Kjo është e vërteta. Unë uroj që Zapata të luajë edhe për 5 vjet të tjera në nivele të larta dhe të bëj 100 ndeshje të tjera.” Në atë moment foli Zapata: “Por unë jam plak…” Galliani iu përgjigj duke qeshur: “Si je plak? Kur firmose kontratën nuk ma the…”

Më shumë nga Futboll