Futboll

Gameiro 3 gola në 4’43”, por rekordin e mban Bebeto!

Për një gjë nuk ka dyshime, Kevin Gameiro ka qejf t’i bëj gjërat me bujë, me shumë bujë. Kjo ndodh kur në kampionat nuk ke shënuar që nga data 27 nëntor, futesh në lojë kur ndeshja ka “ngecur” në 1-1 dhe shënon tre gola në 4 minuta e 43 sekonda. Në këtë mënyrë Atletico Madrid ka fituar 4-1 ndaj Sporting Gijon, falë golave të shënuar nga francezi që zbriti në fushë në minutën e 62-të dhe u më protagonist me tre gola, nga minuta e 80-të deri në të 85-n. Skuadra e Simeone arriti rezultatin e tetë pozitiv radhazi.

Rekord? Jo, sepse ka nga ata që kanë bërë më mirë se ai, edhe pse është vetëm çështje sekondash. Bëhet fjalë për braziliani Bebeto, i cili në sezonin 1995/96 shënoi tre gola në 4 minuta, edhe më shpejt se Gameiro, gjatë ndeshjes ku Deportivo fitoi 5-0 ndaj Albacete. Vetë sulmuesi brazilian e ka kujtuar rekordin, duke postuar në rrjetin social “Twitter” një fotografi nga gazetat e kohës, për t’i kujtuar të gjithëve se është rekordmeni.

Për më shumë ka një tjetër futbollist që mund të krenohet me faktin që ka shënuar tre gola në më pak se 5 minuta. Diçka të tillë e bëri David Villa gjatë sezonit 2005/06 kundër Bilbao. Pra, sipas “Opta”, Gameiro ka shënuar tre gola në 4 minuta e 43 sekonda, por Bebeto me 4 minuta dhe Villa me 4 minuta e 30 sekonda kanë bërë më mirë se sulmuesi i Atletico Madrid.


Le hat trick signé Kévin Gameiro….. by planete-mercato

Më shumë nga Futboll