Tenis

Garbine Muguruza triumfon në Wimbledon, Venus “KO” në finale

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza fitoi sot grand slemin e Wimbledonit për femra, pas triumfit 2-0 (7-5, 6-0) në finale ndaj tenistes amerikane Venus Williams. Ky është grand slemi i dytë i fituar në karrierë nga 23-vjeçarja spanjolle, pas Roland Garros të vitit të kaluar. Një ndeshje me dy pamje, me rivalitet në setin e parë, fituar 7-5 nga Muguruza, që në setin e dytë dominoi totalisht në fushën me bar të Londrës, duke mos humbur asnjë “game” dhe fitoi 6-0. Ndoshta mosha (37 vjeçe) ndikoi te Venus, që në setin e dytë u duk e lodhur, duke mos rivalizuar, ndërsa Muguruza bëhet spanjollja e dytë që fiton në Wimbledon pas Conchita Martinez (1994).

Ndeshja dhuroi emocione në setin e parë, me Williams që pati shansin e saj për të triumfuar, pasi pati dy mundësi për ta fituar atë në avantazhin 5-4. Por Muguruza nuk u dorëzua dhe arri të rikuperojë e barazojë shifrat në 5-5, një set ku tenistet deri në ato moment i fituan “game” me shërbimet e tyre. Por spanjollja fiton një “game” me topat e Williams dhe më pas fiton 7-5 setin e parë. Kjo motivon 23-vjeçaren spanjolle, që dominon në fushë në setin e dytë, ndërsa Venus duket inekzistente në fushë. Muguroza fiton 6-0 dhe nis festën, duke u bërë “mbretëreshë” e Londrës. Për Venus finalja e dytë e një grand slemi humbur këtë vit, pas asaj të Australian Open.

Venus Williams sot ne Wimbledon

Venus Williams dhe Garbine Mugurza pas finales


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis