Connect with us

Champions League

Gareth Bale, dietë misterioze për të kapur finalen e Champions-it

 

Gareth Bale është duke bërë çdo gjë të mundshme për t’u riaftësuar dhe qenë në gjendje të jetë pjesë e finales së madhe të 3 qershorit, që do të luhet në Cardiff, atdheun e tij, mes Real Madridit dhe Juventus. Kjo përballje do të vendosë edhe fituesin e Ligës së Kampionëve për këtë edicion, ku “Los Blancos” synojnë të vendosin rekord, duke triumfuar dy herë radhazi, çka nuk e ka bërë askush më parë, që në momentin kur ky kompeticion ka marrë këtë emërtim.

Lojtari uellsian u diagnostikua me dëmtim të shkallës së dytë, pasi u detyrua të tërhiqej nga “El Classico” kundër Barcelonës, në të cilën u rikthye pas një dëmtimi të mëparshëm. Që atëherë, Gareth Bale është duke punuar jashtë orarit, që të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur, për të luajtur në finalen e Champions-it në “shtëpi”. Futbollisti ka ndarë përmes rrjeteve sociale përparimin në riaftësim, ku shfaqet me ushtrime brenda një pishine noti, edhe pse nga Anglia sugjerojnë se, gjithashtu, Bale po ndjek një dietë të veçantë për të përshpejtuar shërimin.

“Mirror” thotë se Bale po i nënshtrohet një diete të çuditshme, e cila është e vështirë, por përdoret për shumë atletë. Sulmuesi i Real Madridit e ka miratuar tashmë “rutinën” e vet. Ai ushqehet gjashtë herë në ditë. Një regjim (dietë) i uellsianit ky, si mënyra e duhur për të favorizuar asimilimin e ushqimit më shpejt dhe, për këtë arsye, përshpejtuar shërimin e indeve. Për javë të tëra, Bale e ka ndarë edhe me pasuesit e tij në rrjetet sociale, trajnimin në lartësi, ku ajri është më i rralluar, dhe me maskë, çka mendohet se e forcon trupin për të funksionuar me më pak oksigjen, duke rritur kapacitetin e mushkërive.

Më shumë nga Champions League