Champions League

“Me Gareth Bale, Manchester United do të ishte favorit për fitimin e Champions League”

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs beson se nënshkrimi i “Djajve të Kuq” në verë me yllin e Real Madrid, Gareth Bale, do ta bënte ekipin nga “Old Trafford” kandidat favorit për fitimin e trofeut Champions League. Pas një viti mungesë, “Djajtë e Kuq” rikthehen këtë të marë në arenën më të lartë Europiane, si kampionë të Europa League. Por, legjendari Giggs mendon se Manchester United nuk ka atë kualitet që nevojitet për të konkuruar, në mungesë të një lojtari të klasit botëror, si Bale.

Rezultate imazhesh për Gareth Bale manchester united

“Teksa shikon skuadrën aktuale të Manchester United, çdo kush pyet veten, nëse ata kanë atë që nevojitet për të fituar Champions League. A i kanë futbollistët për ta fituar atë? Me siguri atyre u mungon diçka për momentin. Kanë Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, nëse ai përmbush pritshmëritë, Marcus Rashford, David de Gea, një futbollist i klasit botëror, dhe nëse shton dikë si Gareth Bale në këtë miksim, atëherë mund të flasësh për United dhe pritshmëritë e “Djajve të Kq” për të fituar trofeun e shumë lakmuar. Natyrisht, Mourinho e ka fituar më parë këtë trofe, ndaj ne do të jemi pretendentë, por nuk e di nëse kemi futbollistët për të shkuar deri në fund të rrugëtimit”, deklaroi Ryan Giggs.

Më shumë nga Champions League